TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Saimir Tahiri i është përgjigjur sot akuzave të Lulzim Bashës dhe së fundmi Sali Berishës, që e lidhin atë me Moisi Habilajn, të arrestuar për trafik droge. Sipas Bashës dhe Berishës, Tahiri është kushëri me Habiljan.
Tahiri në statusin të tij, shprehet se nuk i bëjnë përshtypje akuzat e Bashës dhe "jo vetëm", duke i'u referuar zotit Berisha. Ai i thotë se Lulzim Bashës, "vodhe e vrave e i'a ke hedhur deri më sot". Nga ana tjetër Tahiri, kërkon drejtësi dhe dënim maksimal për këdo, përfshirë personin që e konsiderojnë si kushëririn e tij.
Statusi i Tahirit në Facebook:
Lulezim Basha e jo vetem, paska perseritur akuzat meje. Nuk me kane bere pershtypje atehere, nuk me bejne as sot.
Nuk pastrohesh dot Lulezim sado te te rritet karrigia. Vodhe e vrave e ia ke hedhur deri me sot, per te sherbyer si kujtesa me e fresket e drejtesise qe nuk kemi e qe nuk u be dot kurre.
Sa per keta qe i quan kusherinjte e mi, DREJTESI DERI NE FUND E DENIM MAKSIMAL.
Per kedo, pa dallim e pa perjashtim.