TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama kishte paralajmëruar shkarkimin e ministrit të Transportit, Damian Gjiknuri, në rast se deri në fund të këtij viti nuk do të kishte përfunduar autostrada që lidh Tiranën me Elbasanin.
Rama u pyet nga gazetari Andi Tela për këtë çështje gjatë emisionit ‘Dritare’, por mesa duket kryeministri ka lëvizur nga ky qëndrim. Ai u shpreh se vonesa për rrugën ka ndodhur për shkak të financimit.
“Ne patëm një vonesë për shkak të financimit dhe nuk ka të bëjë me ministrin. Deri në fund të vitit do të shkosh në Elbasan në krahun tjetër; do të hapet rruga, por nuk do të ketë përfunduar”, u shpreh Rama.
Kryeministri nuk pranoi të bëjë asnjë koment për ndryshime të mundshme në qeveri.