BOTA, 14 Tetor 2017, 13:19

Avioni bie në det, tre të vdekur e gjashtë të plagosur

Avioni bie në det, tre të vdekur e gjashtë të plagosur

Një aeroplan mallrash është rrëzuar në det, në Bregun e Fildishtë, mesditën e sotme, menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti i Abidjanit. Tre persona raportohet të kenë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Burimet zyrtare të sigurisë, thanë për një agjenci locale lajmesh se avioni po transportonte mallra për ushtrinë franceze, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të tij.