TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm pak orë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan tërheqjen nga organizmi kulturor i Kombeve të Bashkuara, UNESCO, me një vendim të ngjashëm për t’iu bashkuar amerikanëve ka dalë edhe Izraeli. Amerika e argumentoi tërheqjen e saj me faktin se UNESCO kishte qëndrime anti-izraelite. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu lavdëroi vendimin e SHBA-ve, duke e quajtur “të guximshëm dhe të moralshëm”, thuhet në deklaratën e lëshuar prej tij.
Agjencia është e njohur për përcaktimin e siteve të Trashëgimisë Botërore, siç janë Palmira e Sirisë dhe Kanioni i Madh në Shtetet e Bashkuara. Kreu i UNESCO-s, Irina Bokova e quajti më herët tërheqjen e SHBA-ve si çështje “keqardhjeje të thellë”. Ajo pranoi, gjithsesi, se “politizimi” kishte triumfuar në organizmin e drejtuar prej saj në vitet e fundit.
TPZ.AL