TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kalifornia është në gjendje emergjence për shkak të zjarreve të fuqishme që kanë përfshirë vendin. Deri tani raportohen rreth 180 viktima dhe shumë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa mbi 20 mijë persona janë evakuar nga vendbanimet e tyre.
Së fundi, edhe presidenti Trump firmosi shpalljen e gjendjes së emergjencës, që i hapi rrugë ndihmave federale për Kaliforninë. Vendet e shquara për prodhimin e verës, si Napa dhe Sonoma, janë më të prekurat nga zjarret, ndërsa janë shkrumbuar dhjetra hektarë me vreshta.
Shumë zjarrfikës po luftojnë me flakët që po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga kushtet atmosferike, të cilat pritet të jenë aleate të zjarrit edhe për disa ditë.