BOTA, 11 Tetor 2017, 11:11

Koreja e Veriut do të mposhtej brenda tre javësh përballë SHBA-ve

Koreja e Veriut do të mposhtej brenda tre javësh përballë

Mund të ketë deri në gjashtë milionë ushtarë gati për luftë, megjithatë, një ekspert ka pohuar se në rast të një lufte me Amerikën, Koreja e Veriut është në gjendje të luftojë vetëm për tre javë.

Pavarësisht nga dënimet ndërkombëtare dhe sanksionet, Kim Jong-un ka vazhduar me programin e tij të armëve bërthamore.

Por, Bruce Bechtol, një profesor në Angelo State University në Teksas dhe ish-analisti i lartë i Azisë Veriore të Pentagonit, tha se forcat e Koresë së Veriut do të shpartalloheshin brenda tre javësh pas shpërthimit të konfliktit.

Ai tha se koreano-verioret kanë vetëm dy deri tre javë  municione, ushqim, lëndë djegëse, për të luftuar.

“Kjo është gjithcka që kanë. Pra, plani i tyre i luftës duhet të përfshijë përmbushjen e të gjitha qëllimeve që ata kanë brenda kësaj kohe të shkurtër”, shtoi Bechtol.

Sipas tij ushtria e Koresë së Veriut do të bjerë nga mungesa e furnizimeve.

TPZ:AL