BOTA, 12 Tetor 2017, 16:50

Trump humb durimin me Puerto Rikon

Trump humb durimin me Puerto Rikon

Presidenti amerikan Donald Trump duket se ka humbur durimin me Puerto Rikon dhe këtë e ka shprehur hapur nëpërmjet një statusi në Twitter. Ai ka theksuar se ndihma federale për këtë vend nuk mund të vazhdojë përgjithmonë, ndërsa akuzoi për një mungesë totale të llogaridhënies, pasi siç pretendon Trump, infrastruktura e energjisë elektrike ishte katastrofë që përpara uraganit.

“Ne nuk mund të mbajmë FEMA-n dhe grupet e shpëtimit përgjithmonë në Puerto Riko”, shkroi Trump në Twitter. Puerto Riko u prek nga uragani Maria dhe ende sot pas tre javësh, 90% e territorit është pa energji elektrike. Në këtë ishull, me rreth 3.4 milionë shtetas amerikanë, Kongresi ka akorduar një paketë shumëmiliardëshe ndihmash, për t’u rimëkëmbur pas pasojave që la uragani.

TPZ.AL