TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zjarret kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe të Kalifornisë dhe deri tani i kanë marrë jetën të paktën 10 personave. Governatori Edmund G Brown, ka shpallur gjendjen e emergjencës, ndërsa është urdhëruar evakuimi i rreth 20 mijë njerëzve.
Vendet më të prekura janë Napa, Mendocino dhe Sonoma, të cilat shquhen edhe për prodhimin e verës, pasi kultivohet rrushi, në sipërfaqe të mëdha. Edhe kushtet atmosferike deri tani janë totalisht në favor të përhapjes së shpejtë të flakëve, pasi klima është e thatë dhe me erë deri në 50 km në orë.
Rreshjet e shiut mungojnë dhe sipas sinoptikanëve, nuk pritet të ketë për të paktën edhe disa ditë. Ndërkohë, operacionet e shpëtimit kanë ndërhyrë nga ajri, për të shpëtuar disa persona, të cilët punonin në vreshtat me rrush dhe kishin mbetur të izoluar nga flakët.