BOTA, 9 Tetor 2017, 14:12

Merr pjesë në maratonë, vdes Ministri i Shëndetësisë

Merr pjesë në maratonë, vdes Ministri i

Ka humbur jetën Ministri i Shëndetësisë së Tunizisë, nga një infarkt në zemër, pasi mori pjesë në një maratonë bamirësie, për të ndihmuar në luftimin e kancerit. Chaker, 56 vjeç u sëmur pas bëri disa kilometra dhe humbi jetën në një spital ushtarak.

Kryeministri Youssef Chahed tha se “Kemi humbur një "vëlla dhe koleg", teksa po bënte një akt fisnik humanitar”.

Maratona u mbajt dje në qytetin bregdetar të Nabeul, për të mbledhur fonde dhe për të ndërtuar një klinikë kanceri për fëmijët. Z. Chaker u emërua Ministër i Shëndetësisë muajin e kaluar, në një riorganizim të madh të kabinetit. Ai ishte një ish-bankier, i cili kishte shërbyer në Ministritë e Financës, pas përmbysjes së sundimtarit të gjatë Zine al-Abidine Ben Ali në vitin 2011.