TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Turqia dhe Gjermania janë përfshirë në një valë të ashpër akuzash të ndërsjella, që para zhvillimit të Referendumit në Turqi, por duket se atyre po u vjen fundi. Pas përfundimit të zgjedhjeve, në fillim presidenti turk dhe më pas ministri i jashtëm, u shprehën se nuk ka asnjë arsye që marrëdhëniet mes dy vendeve të cënohen.
“Pas zgjedhjeve në Gjermani, marrëdhëniet do të normalizohen, sepse nuk ka asnjë arsye për probleme. Nëse ju afroheni një hap, ne afrohemi dy hapa. Nuk kemi pasur asnjëherë probleme me ju”, u shpreh Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, në një intervistë për ‘Der Spiegel’.
Ndërsa më herët, presidenti turk, Erdogan u shpreh se mes dy vendeve nuk ka probleme, ndërsa reagimet e tij kanë qenë përgjigje për sulmet e ardhura nga Gjermania.
TPZ.AL