TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se Irani do ta shfrytëzojë sjelljen armiqësore të qeverisë së Donald Trump, presidentit të Amerikës, ndaj marrëveshjes bërthamore, për të zhvilluar programet mbrojtëse, raketore dhe rajonale.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Muhamed Ali Xhafari, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, të dielën në mbledhjen e këshillit strategjik të Gardës Revolucionare, deklaroi se në rast të zbatimit të ligjit CAATSA dhe ligjit të sanksioneve të reja të Amerikës, atëherë ky vend duhet të largojë bazat e veta në Lindjen e Mesme deri në 2000 km larg Iranit sa janë edhe rrezet e veprimit të raketave të Iranit. Dhoma e Përfaqësuesve të Amerikës më 25 janar 2017, ka miratuar planin e sanksioneve gjithëpërfshirëse ndaj Iranit i cili si ligj njihet me emrin "nëna e sanksioneve" dhe me shkurtesën CAATSA. Gjeneral Xhafari në vazhdim tha: "Në rast se janë të vërteta spekulimet ekzistuese në lidhje me veprimet e qeveris së Amerikës për ta shpallur Gargën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste, atëherë edhe Garda Revolucionare e Iranit do ta konsiderojë ushtrinë amerikane në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme si grupin terrorist ISIS. Amerika ka zgjedhur një rrugë plotësisht të gabuar për të biseduar me Iranin në lidhje me rajonin e Lindjes së Mesme dhe Republika Islamike e Iranit ka ndermen që të gjithë problemet e rajonit jashtë tryezës së negociatave dhe nuk ka për çfarë të bisedohet në këtë drejtim". TPZ.AL