TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 19 vjeçar, student i Universitetit Teknologjik të Teksasit, qëlloi për vdekje me armë, një officer policie, mbrëmjen e të hënës. Pas një kontrolli rutinë për drogë në kampusin universitar, 19 vjeçari Hollis Daniels u shoqërua në polici dhe pikërisht aty, nxorri armën, qëlloi mbi oficerin e policisë dhe u largua.
Policia u vu në ndjekje të menjëherëshme dhe pas disa orësh kërkime, arriti të vërë në pranga studentin. Kjo ngjarje vjen një vit pasi Universiteti Teknologjik i Teksasit, ku studionte Daniels, legalizoi projektiligjin 11 të Senatit, ligji i shumëdiskutuar që i lejon studentëve të mbajnë armë në godinat e kampusit nëse janë të pajisur me lejen për ta bërë një gjë të tillë.