BOTA, 9 Tetor 2017, 13:33

Pavarsia e Katalonjës, bizneset kërcënojnë me largim nga rajoni

Pavarsia e Katalonjës, bizneset kërcënojnë me largim nga

Presidenti katalanas Carles Puigdemont pritet të drejtojë parlamentin e rajonit të martën, ndërsa ende nuk ka patur asnjë shenjë të një kompromisi me Madridin. Presioni ekonomik në kampin pro pavarësisë po rritet me tre kompani të tjera, që pritet të diskutojnë për largimin e zyrave të tyre nga Katalonja të hënën, thanë burimet për agjencinë e lajmeve Reuters.

Këto janë firma infrastrukturore Abertis, kompania e telekomunikacionit Cellnex dhe grupi i pronave Inmobiliaria Colonial, ndërsa huadhënësit e mëdhenj, Caixabank dhe Sabadell, njoftuan më herët se po zhvendosnin zyrat e tyre jashtë rajonit, për të mos rrezikuar mbetjen jashtë BE-së

Më herët, qeveria franceze ka thënë se nuk do ta njohë Katalonjën nëse deklaron pavarësinë nga Spanja dhe se një veprim i tillë do të nënkuptojë dëbim nga BE. Ministri i Punëve të Brendshme Nathalie Loiseau tha se kriza pas referendumit të ndaluar të 1 tetorit, duhej të zgjidhej përmes dialogut brenda Spanjës.

Rajoni i Katalonjës, strehon rreth 7.5 milionë njerëz dhe është vendimtar për Spanjën, e cila është ekonomia e pestë më e madhe e BE-së dhe anëtare e NATO-s.

TPZ.AL