BOTA, 8 Tetor 2017, 13:08

Spanjë, konfiskohet kokainë me vlerë 260 milionë dollarë

Spanjë, konfiskohet kokainë me vlerë 260 milionë

Oficerët e policisë bregdetare kanë kapur një prej sasive më të mëdha të kokainës, të konfiskuara ndonjëherë. Bëhet fjalë për një sasi prej plot katër tonësh, vlera e të cilës llogaritet të jetë rreth 260 milionë dollarë. Kokaina u gjet në një rimorkiator që udhëtonte me flamurin e shtetit afrikan të Comoros, në ujrat detare mes Madeiras dhe ishujve Azora.

Ende nuk është e qartë origjina e drogës, ndërsa janë arrestuar të gjithë anëtarët e ekuipazhit, të cilët ishin shtetas turq dhe azerë. Operacioni u zhvillua pas informacioneve të marra nga Agjencia Kombëtare e Krimit, në Mbretërinë e Bashkuar (NAC).