TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Lartë e Indisë ka miratuar një ligj që e klasifikon si abuzim, seksin me bashkëshorten, kur kjo e fundit është nën moshë. Edhe në Indi, mosha kur një person mban përgjegjësi për veprimet e tij, është 18 vjeç, por martesa me gra nën moshë dhe kryerja e marrëdhënieve seksuale me to, nuk konsiderohej si abuzim nga legjislacioni i mëparshëm.
Miratimi i këtij ligji është përshëndetur nga aktivistët e të drejtave të njeriut, por sipas analistëve zbatimi i tij do të jetë shumë i vështirë. Qeveria indiane e ka theksuar shpesh se martesa në moshë të vogël, me bekimin e prindërve, pengon edukimin, promovimin e barazisë gjinore, mbrojtjen e jetës së fëmijëve dhe përmirësimin e shëndetit të gruas.