BOTA, 12 Tetor 2017, 15:47

Trupat pakistaneze çlirojnë familjen që mbahej peng nga talebanët

Trupat pakistaneze çlirojnë familjen që mbahej peng nga

Ushtarët pakistanezë kanë liruar një familje amerikano- veriore prej pesë personash, që mbaheshin peng nga talebanët afganë. Ata u shpëtuan pas një sulmi të SHBA-ve gjatë një operacioni pranë kufirit afgan.

Ushtria nuk dha emrin e familjes, por kanadezi Joshua Boyle dhe gruaja e tij amerikane, Caitlan Coleman, u rrëmbyen, ndërsa kishin udhëtuar në Afganistan në 2012-ën. Ata kanë pasur fëmijë gjatë kohës së robërisë.

"Ushtria pakistaneze arriti të çlirojë pesë pengje perëndimore, duke përfshirë një kanadez, gruan e tij amerikane dhe tre fëmijët e tyre nga paraburgimi terrorist", thuhej në një deklaratë e ushtrisë.