AKTUALITET, 16 Tetor 2017, 21:37

Auron Tare: Kafeneja në Butrint nuk është prioritet, në këtë park nuk ka guida

Auron Tare: Kafeneja në Butrint nuk është prioritet, në

Drejtori i Agjensisë së Bregdetit, Auron Tare, i ftuar në emisionin Top Story, ka folur për polemikën që ka lindur me parkun e Butrintit, ku po ndërtohet një kafene. Sipas Tares kafeneja në këtë vend nuk është një prioritet, kur ende nuk ka guida. Ai u shpreh se parku mund të shkrumbohet për gjysmë ore sepse nuk ka një sistem të fikjes së zjarrit.

"Jam dakord që në Butrinti të ketë vend shërbimesh, por të jenë jashtë parkut."

Tare u shpreh se vendimet e këtij lloji krijojnë precedent për të ardhmen. "Nuk mund të merret vendimi nga ministri për zonat me këtë status." tha ai.

Auron Tare u ndal edhe tek një problem i rëndësishëm që i përket menaxhimit të shërbimeve në këtë park. Sipas tij, shërbimet duhet t'i menaxhojë vetë parku dhe jo privatët.  /TPZ.AL/