AKTUALITET, 17 Shtator 2018, 13:10

Plagosja e 77 vjeçarit nga RENEA, nisin hetimet

Plagosja e 77 vjeçarit nga RENEA, nisin hetimet

Pas plagosjes së 77 vjeçarit Haxhi Lika në Lushnje nga RENEA kanë nisur hetimet. Familjarët dhe opozita kanë akuzuar policinë për plagosjen e të moshuarit, ndërsa kjo e fundit ka bërë deklaratë ndryshe. Sipas saj i moshuari nuk iu bind urdhrit të policisë, madje kishte përdorur armë.

Në deklaratën e mjekëve shpjegohet se Lika kishte plagë në kokë dhe nuk i gjetën plumb. Ndryshe nga policia, e cila deklaroi se Lika ka mbetur i plagosur në rrethana të paqarta, familjarët pretendojnë se forcat RENEA e qëlluan kur ai ishte në gjumë me plumb në kokë.

Lika mbeti i plagosur dy ditë më para gjatë aksionit të policisë për kapjen e dy personave të dyshuar në fshatin Rremas të Divjakës.TPZ.AL