TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Çelsi ka fituar Ligën e Europës për herë të dytë në histori duke mundur në finale Arsenalin e drejtuar nga mjeshtri i finaleve, Unai Emeri. Skuadra e Mauricio Sarrit ka fituar 4-1 falë një pjese të dytë mbresëlënëse ku tregoi dominimin e saj në 25 minuta të pjesës së dytë.
Arsenali luajti më mirë në pjesën e parë, por nuk ishte konkret para porte pavarësisht shpejtësisë së Lakazet dhe Aubamejang që vunë shpesh në vështirësi prapavijën e bluve. Megjithatë, pas pushimit situata ndryshoi në mënyrë rrënjësore, pasi Çelsi shtoi një marsh dhe bëri menjëhërë diferencën.
Zhiru gjeti avantazhin pak minuta pas fillimit të kësaj pjese dhe më pas ishte Pedro që dyfishoi shifrat. Sulmuesi francez fitoi penalltinë e realizuar nga Hazard që çoi shifrat në 3-0 ndërsa Arsenali u ringjall falë golit të Iuobi.
Por nuk kishte fund të lumtur për “topçinjtë” pasi pak çaste më vonë kombinimi Zhiru-Hazard solli edhe golin e rezultatit 4-1 që vulosi fatin e duelit.
Çelsi-Arsenal 4-1
49′ Zhiru, 60′ Pedro, 65′ (p), 72′ Hazard / 69′ Iuobi