TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i PD Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit në qytetin e Roskovecit Erdit Hazizaj.
Berisha ka akuzuar kryebashkiakes aktuale të Roskovecit, Majlinda Bufi për trafik droge.
Ai vijoi duke thënë se bashkëshorti i Bufit është “bos kryesor i drogës”, ndërsa kjo e fundit e “transportonte drogë me pasaportë diplomatike”.
“Në qendër të përpjekjes sonë do jetë familja dhe shërbimet ndaj saj. Ju e shihni se Edi Rama me ekipin e tij ka marrë lopatat për të mashtruar qytetarët. E dini ju pse hap ato gropa para jush? Ai e di se kandidatët e tij që kanë dalë nga bodrumet e mafias nuk përballen dot me kandidatët tanë. Majlinda, nëse të ka mbetur minimumi i përgjegjësisë ndaj qytetarëve, hajde bëj debat me Erditin në shesh dhe shpjegoja qytetarëve planin për vitet e ardhshme. Aq sa mund të dalin simotrat e tua në Tiranë, Xhaçka apo Ballukja, aq mund të dalësh ti të përballesh me kandidatin që doli nga vota e lirë. Po dole në debat me Erditin të dalin llogaritë ku fusje pensionet e invalidëve dhe ia mbathje për në Antalia, kurse hallexhinjtë numëronin kafshatat. Nuk del dot. Je simotër siameze me Olta Xhaçkën, ti me drogën, ajo me drogën. Të ndjek ai nipi i burrit, që isht dhe shoferi yt, që shkoje dhe e nxirrje. Është droga që të rikandidon ty. Nuk ke vend fare këtu, më mirë mos kandido dhe jep dorëheqjen. Këta ku t’i kapësh njëlloj dalin. Burri i saj bos kryesor i drogës, ajo çonte drogën me pasaportë diplomatike. Sekt si këta nuk ka”, deklaroi Berisha.