TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, njëherësh drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Gjatë fjalës së tij sot teksa përkujtoi 80-vjetorin e çlirimit të Ballshit, Balla theksoi se ky përvjetor e gjen Europën në një luftë të shkaktuar nga diktatori rus Vladimir Putin, luftë e cila përveç bombardimeve dhe krimeve të panumërta në Ukrainë ka sjellë edhe rritjen e inflacionit në të gjithë botën përfshirë edhe Shqipërinë.
“Sot 80-vjetori i Çlirimit të Ballshit. Ky moment e gjen Europën në një luftë të shkaktuar nga një agresor i njëjtë si Hitleri, diktatori rus Vladimir Putin. Lufta ka sjellë si pasojë, përveç bombardimeve dhe krimeve të panumërta në Ukrainë, edhe rritjen e inflacionit në të gjithë botën, por patjetër në Europë dhe sigurisht edhe në Shqipëri”, tha ai.
Sipas Ballës, bota demokratike është sot në luftë me Vladimir Putin, çdo vend demokratik është në luftë me diktatorin rus. “Për fat të keq opozita e drejtuar nga Saliu dhe Iliri, rezultojnë të përfshirë në borderotë e regjimit të Kremlinit”, tha ai.