AKTUALITET, 18 Prill 2023, 14:26

Koalicioni pa emër kryetari/ “Mister plastelina s’mund të fitojë përballë Luçiano Bocit”, Meta: Nuk ia fala unë pushtetin lokal Ramës

Koalicioni pa emër kryetari/ “Mister plastelina s’mund të

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një komunikim për mediat u shpreh se në zgjedhjet lokale të 14 majit, kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, kanë mbështetjen maksimale të qytetarëve.

Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet që të përçojë konfuzion, pasi e di shumë mirë që në 14 maj është i humbur.

“A mund të dalë ai kukulla në Elbasan, mister plasteline përballë një personaliteti të nivelit kombëtar si Luçiano Boci? A mund të dalë ai që firmos për inceneratorët dhe shqetësohet se ku do ti gjejë para Belind Këlliçi? Ata nuk dalin dot dhe ky përpiqet të mbjellë konfuzion që t’i ikë dhënies së llogarisë. Në 14 maj ai do të përfaqësohet nga kukullat”, tha Meta.

Emri në fletën votimit dhe lista e kandidatëve:

Meta: Demokratët e dinë se nuk do të kishte qenë e lehtë për ta të fitoni në 2005. PS bllokoi integrimin europian të vendit dhe ishte ai rotacion në 2006 që Berisha të firmoste marrëveshjen e stabilizim asocimit. Demokratët e dinë se nuk e ka lënë Ilir Meta Partinë Demokratike dhe opozitën sot në Shqipëri pa asnjë këshilltar, nuk ia ka falur Ilir Meta pushtetin lokal Edi Ramës. Por Meta qëndroi i vetëm si president përballë Ramës.

Demokratët e dinë se kush ishte ai palaço që nuk e regjistroi PD në KQZ për dekretin që firmosi Meta për shtyrjen e zgjedhjeve. Jo vetëm përkrahës të Partisë së Lirisë por ka pafund edhe socialist të ndershëm të zhgënjyer, apo G 99 e tij që janë shushunjat e vërteta që do të ndëshkohen më votë në 14 maj.

Dhe nuk përbën asnjë interes për ne se çfarë thotë KQZ, sado të përdorë veten e tij apo Ramarucët e tij kudo ku i ka, sepse në Tiranë do të votohet për Belind Këlliçin. Do të votohet për Iglin Carën në Durrës, të gjithë. Ka kandidat përballë, le të dalë.