TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përplasja e dy mjeteve në Tiranë ka përshkallëzuar ngjarjen, pasi babë e bir kanë bërë për spital një prej shoferëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas aksidentit, janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi me inicialet A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh. B., dhe A. B. (babë e bir).
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 18.04.2023, rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”, janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh. B., dhe A. B. (babë e bir).
Si pasojë e konfliktit shtetasi A. R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.