TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci ka ndarë disa strategji që po ndjekin socialistët për të arritur fitore në zgjedhjet e 14 majit.
Ai tha për Euronews Albania se zgjedhjet lokale nuk janë beteja politike mes dy kampeve, por beteja për ofertën më të mirë ekonomike për qytetin.
Duke u ndaluar te fakti që Bashkia Shkodër ka qenë historikisht një bastion i djathtë, Beci nënvizoi faktin se shpreson që shkodranët të zgjedhin ofertën e tij ekonomike për ta shndërruar qytetin në një qendër rajonale.
“Ajo që dihet në Shkodër sot është se nuk është një betejë mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Është një betejë mes ofertës ekonomike për zhvillimin e Shkodrës, kush është në gjendje dhe kush mund ta bëjë më mirë këtë zhvillim të qytetit të Shkodrës. Nëse fokusohemi në këtë, ky nuk është një diskutim politik. Besoj se Shkodra nuk ka nevojë për një diskutim politik thelbësor sidomos në zgjedhjet bashkiake. Shkodra ka nevojë për të gjetur rrugët e zhvillimit, të investimeve, të rritjes së ekonomisë, të zhvillimit të infrastrukturës dhe të kthimit të Shkodrës në një qendër rajonale. Dhe në këtë diskutim beteja bëhet mbi programin dhe ofertën. Dhe oferta që unë kam nuk është një program politik por një program ekonomik”, tha Beci.