AKTUALITET, 18 Prill 2023, 15:19

Vëllai u arrestua pasi mori peng dhe dhunoi të dashurën/ “Më braktisi në urgjencë”, e motra e 31-vjeçarit mohon akuzat: Vajzën do e duam gjithmonë

Vëllai u arrestua pasi mori peng dhe dhunoi të dashurën/

Motra e 31-vjeçarit Gleard Gusholli, i cili u arrestua pasi mori peng për një javë dhe dhunoi partneren e tij 28 vjeçe, ka hedhur poshtë akuzat e të resë që u bë pre e masakrimit barbar.

Teksa 28-vjeçarja tha se motra e Gleardit kishte gënjyer mjekët, duke iu thënë se nuk e njihte pasi e kishin dorëzuar në gjendje të rëndë te urgjenca, kjo e fundit ka pohuar krejt të kundërtën, duke thënë se i ka qëndruar 3 ditë në spital.

Ajo tha se do ta duan gjithmonë vajzën sido që të shkojnë gjërat dhe se nëna e saj është shumë e shqetësuar.

“I kam qëndruar pranë. Tre ditë në spital, shkoja në rajon e shkoja në spital. Aq shumë e doja. Jam e shokuar nga të gjitha anët. Vetëm kaq do t’i thuash që të ka dashur gjithmonë dhe të do. Do të dojë gjithmonë sido që të shkojnë gjërat. Duhet të qëndroj pranë nënës sime se është shumë e shqetësuar”, deklaroi motra e autorit për News24.