TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, u shpreh sot se akuzat e bëra ndaj saj nga televizioni Top Channel u bënë pasi denoncoi aferën e inceneratorëve. Ajo akuzoi se pas sulmeve ndaj saj qëndron qeveria, ndërsa kryebashkiaku Veliaj është një ushtar i dobët i Ramës.
"Inceneratori i Tiranës është llokma më e madhe dhe të gjitha paratë që paguhen për përpunimin e plehrave shkojnë në kompani ofshore dhe nuk dihet se kush i merr këto para që dalin nga buxheti i shtetit.
Mënyra se si është artikuluar çështja e inceneratorit të Tiranës ka nxjerrë se koka e inceneratorit është Veliaj dhe pronari është Edi Rama, pasi në këtë televizion kemi denoncuar persona që ishin barinj dhe kishin një pasuri prej 30 milionë eurosh dhe të gjitha këto tregojnë sesi janë vjedhur dhe vidhen pasuritë e shqiptarëve.
Dhe personi që ka denoncuar aferën e inceneratorëve të bëhet pis sa më shumë dhe të hiqet vëmendja nga kjo supervjedhje në vend. Pas sulmeve të mija qëndron qeveria, ndërsa Veliaj është një ushtar i dobët i Ramës. Kjo duket edhe nga fushata që po bëhet në Tiranë duke u përdorur foto e Ramës dhe jo e Veliajt.
Ato po mundohen të ndërtojnë sulme që të çekuilibrojnë dhe fokusuar objektivin. Unë e kam të qartë se me Top Channel shihemi në gjykatë, me inceneratorët shihemi në prokurori dhe me Erion Veliaj dhe Ramën shihemi në 14 maj. Ne mundëm Ramën kur Basha flinte gjumë dhe jo më mos të mundim Veliaj me Këlliçin i cili qëndron 24 orë në fushatë"- u shpreh Kryemadhi në Syri Tv.