TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një automjet tip ‘Benz’ është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Tiranë, para Piramidave.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme automjeti është i ndaluar dhe ka marrë flakë nga pjesa e bagazhit.
Nuk dihet nëse ka persona brenda automjetit apo rrethanat e ngjarjes ndërkohë që në zonë shihen qytetarë dhe automjete të cilët kalojnë pranë.
Të pranishëm në vendin e ngjarjes ka mbërritur dhe forcat e zjarrfikëses të cilët po përpiqen të shuajnë flakët që kanë përfshirë automjetin.
Sakaq në zonë ndodhen dhe forca policie të cilët po monitorojnë situatën.