TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 39-vjeçar nga Pogradeci që u bë pak ditë më parë objekt i një sulmi pasi i kishin vendosur dy GPS në makinat e tij që i jepte me qira, edhe këtë herë ka përfunduar në telashe.
Mësohet se një makinë ka përplasur me dashje mjetin në pronësi të Eris Çekani në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.00, ku shtetasit Mario Xhangolli, 30 vjeç dhe Sindi Syzo, 28 vjeç kanë përplasur me mjetin Hummer me dashje mjetin 39-vjeçarit.
Po ashtu raportohet se pas përplasjes, të dy shtetasit kanë dalë nga automjeti, kanë kanosur shtetasin Çekanin, i kanë dëmtuar atij, me sende të forta, automjetin dhe janë larguar me shpejtësi, nga vendngjarja.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Çekanit, i kishin vendosur GPS poshtë mjetit, ngjarje për të cilën ai akuzoi Syzon. Fill pas ngjarjes autorët ata kanë tentuar që të largohen, por janë përplasur me një automjet tjetër. Aktualisht policia është vënë në kërkim të tyre.
Njoftimi i policisë:
Përplasën qëllimisht me automjet, automjetin e një 39-vjeçari, më pas e kanosën 39-vjeçarin dhe i dëmtuan me sende të forta, automjetin, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 autorët e dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, menjëherë pas kallëzimit të marrë nga shtetasi E. Ç. se rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, 2 shtetas e kishin kanosur dhe i kishin dëmtuar me sende të forta, automjetin, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Nga veprimet e shpejta hetimore, janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim 2 autorët e dyshuar, shtetasit M. Xh., 30 vjeç dhe S. S., 28 vjeç, të banues në Pogradec, të cilët dyshohet se për motive të dobëta, kanë përplasur qëllimisht, me automjetin tip “Hummer” me të cilin qarkullonin, automjetin e shtetasit E. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec.
Gjithashtu, dyshohet se pas përplasjes, të dy shtetasit kanë dalë nga automjeti, kanë kanosur shtetasin E. Ç., i kanë dëmtuar atij, me sende të forta, automjetin dhe janë larguar me shpejtësi, nga vendngjarja. Gjatë largimit, për shkak të shpejtësisë, automjeti tip “Hummer” është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale. Më pas shtetasit M. Xh. dhe S. S. kanë braktisur automjetin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen e këtyre shtetasve përpara përgjegjësisë penale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet e thelluara, kryerjen e veprimeve procedurale dhe fiksimin e të gjitha provave, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.