AKTUALITET, 18 Prill 2023, 16:41

Meta nxjerr pamjet nga hapja e fushatës së Belind Këlliçit në ‘Air Albania’: Rama, i tmerruar nga autobusi i shpresës

Meta nxjerr pamjet nga hapja e fushatës së Belind Këlliçit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa ka publikuar pamjet nga hapja e fushatës së kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi thekson se Rama është tmerruar nga autobusi i shpresës.

Kandidatët e këtij koalicioni, pohon Meta, nuk u shpallën në sekondën e fundit, por ata për muaj të tërë zhvilluan një garë të brendshme.

“Rama është tmerruar nga fakti që opozita ecën pa ndalim drejt 14 Majit, është tmerruar nga autobusi i shpresës, nga autobusi i fitores, nga autobusi i triumfit të qytetarëve. Është tmerruar nga të gjitha planet e kandidatëve tanë, të cilët kudo tregojnë se e njohin situatën jashtëzakonisht mirë dhe e njohin shumë mirë, sepse këta nuk u shpallën në sekondën e fundit.

Ata kanë muaj që janë përgatitur sepse kanë zhvilluar një garë të brendshme dhe gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë në kontakt me qytetarët. Bashkë Fitojmë!”, shkruan Meta.