TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar sot në Barcelonë, ndërsa rezultonte në kërkim ndërkombëtar për posedim arsenal armësh. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Edmir Vlashi alias Edmir Marku.
Gjithashtu i riu ishte i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Mataro”, të finalizuar nga Policia e Lezhës, në dhjetor të vitit 2021.
Njoftimi i policisë:
Bashkëpunim intensiv me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht për vepra të ndryshme penale. I akuzuar si bashkëposedues i një arsenali të përbërë prej 6 armësh zjarri, 1 arme gjahu dhe lëndë plasëse, kapet në Barcelonë dhe ekstradohet drejt vendit tonë, 33-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Mataro”, të finalizuar nga Policia e Lezhës, në dhjetor të vitit 2021.
Gjatë këtij megaoperacioni, u sekuestrua arsenali i armëve dhe shuma 88 900 euro e dyshuar e përfituar nga tregtimi i armëve, si dhe u vunë në pranga 3 shtetas, të afërm të 33-vjeçarit të ekstraduar nga Spanja.
Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe punës operacionale ndërmjet shërbimeve të ZQK Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, u bë i mundur lokalizimi në Barcelonë, kapja dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar E. V. alias E. M., 33 vjeç, i lindur në Lezhë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka caktuar 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Më datë 07.12.2021, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Mataro”, në banesën e këtij shtetasi dhe në banesën e të afërmve të bashkëshortes së tij (prindërit dhe vëllai i bashkëshortes, të arrestuar në flagrancë në kuadër të këtij megaoperacioni), shërbimet e Policisë së Lezhës gjetën dhe sekuestruan 6 armë zjarri, 1 armë gjahu, 2 kuti me lëndë plasëse C4, shumën 88 900 euro, kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellëse, 2 radio si të Policisë, municion luftarak, 1 automjet dhe celularë.
Shtetasi E. V. alias E. M. iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.