AKTUALITET, 18 Prill 2023, 17:22

“Tritol, drogë e dhunë”, Salianji: Rendi dhe siguria në degradim, qeveria përdor bandat si patronazhistë për intimidimin e votuesve

“Tritol, drogë e dhunë”, Salianji: Rendi dhe siguria

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot kryeqytetin, ku një 20-vjeçar u vra me thikë.

Përmes një postimi në Facebook, Salianji thotë se rendi dhe siguria janë në degradim të përditshëm dhe sipas tij, tritoli dhe dhuna kanë shpërthyer në çdo qytet.

Mes të tjerash ai thotë se qeveria bashkëpunon me bandat për t’i përdorur si patronazhistë për intimidimin dhe kërcënimin e votuesve dhe gjumi i qeverisë i japin krah krimit.

REAGIMI I SALIANJIT:

Fatkeqësisht rendi dhe siguria publike janë në degradim të përditshëm! Vrasjet, tritoli, droga dhe dhuna kanë shpërthyer në qytetet, lagjet dhe fshatrat e Shqipërisë!

Bashkëpunimi i qeverisë me bandat pêr ti përdorur si patronazhistë për intimidimin dhe kërcënimin e votuesve dhe gjumi i qeverisë po shkakton fatkeqësi dhe i jep krah krimit!