TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Punimet në të tre lotete aksit Qukës-Qafë Plloçë po vijojnë me ritme më të shpejta, për të përmbushur objektivin e përfundimit të këtij segmenti brenda fillimit të vjeshtës.
Ky aks i rëndësishëm do të shkurtojë distancën dhe kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit, si dhe stimulon impulse të reja të zhvillimi ekonomik. Pas problem të trashëguara, financimi është siguruar dhe të tria fazat e këtij projekti po ecin në mënyrë të konsiderueshme.
Gjurma e këtij aksi kalon përmes një terreni të vështirë dhe malor, e cila mbetet dhe sfidë për mirëmbajtjen e këtij aksi gjatë dimrit.
Ndërkohë, në këtë sezon dhe si shkak i rritjes së ndjeshme të fluksit të automjeteve drejt jugut të vendit, Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me kompanitë e mirëmbajtjes ka marrë të gjitha masat e nevojshme në terren për të garantuar qarkullim të sigurt dhe normal në akset rrugore që të çojnë drejt bregdetit.
ARRSh njofton se janë kryer ndërhyrje:
Pastrimi i kunetave dhe bimësisë në segmentet Llogara – Palasë, Dhërmi, dhe Jalë – Himarë, Krane-Syri i Kaltër; Riparimi i barrierave mbrojtëse në aksin Vlorë-Uji i Ftohtë, Kardhiq – Delvinë.
Punimet dhe monitorimi do të vijojnë edhe në ditët në vijim për të garantuar sigurinë dhe lehtësinë e lëvizjes për të gjithë përdoruesit e rrugës.