AKTUALITET, 28 Qershor 2025, 10:16

Kultivuan kanabis pranë banesës, arrestohen babë e bir, asgjësohen bimët

 

Kultivuan kanabis pranë banesës, arrestohen babë e bir,

Në fshatin Mezhgoran të Tepelenës, policia ka arrestuar dy persona, babë e bir, të dyshuar për kultivimin e 194 bimëve cannabis sativa pranë banesës së tyre.

Gjatë kontrollit në zonë, u sekuestrua një sasi e vogël e bimëve si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje përmes djegies.

Të arrestuarit janë shtetasit M. C., 64 vjeç, dhe E. C., 35 vjeç, të cilët do të përballen me akuza për kultivim të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Autoritetet njoftojnë se kontrollet në terren do të vijojnë për parandalimin e rasteve të ngjashme, ndërsa materialet hetimore janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër për veprime të mëtejshme.