AKTUALITET, 28 Qershor 2025, 10:44

Arrestohet 45-vjeçari në Lezhë, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët e kanabisit (Video)

Arrestohet 45-vjeçari në Lezhë, u kap në flagrancë

Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lezhës pasi u kap në flagrancë duke u kujdesur për një parcelë me bimë narkotike në fshatin Berzanë, Njësia Administrative Zejmen.

Operacioni u zhvillua në kuadër të planit “Koordinata”, ku si rezultat i kontrollit të territorit dhe hetimeve proaktive, u zbulua një sipërfaqe e mbjellë me 150 bimë të dyshuara të llojit cannabis sativa.

Autori i dyshuar, shtetasi Z. K., u arrestua në momentin që po kujdesej për bimët narkotike. Të gjitha bimët u asgjësuan në vendngjarje përmes djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua si provë materiale.

Ndaj tij rëndon akuza për “Kultivim të bimëve narkotike”, ndërkohë që policia vijon hetimet për të dokumentuar të plotë aktivitetin kriminal dhe për të identifikuar bashkëpunëtorët e mundshëm.