TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë mbrëmjen e djeshme katër kabina ruloti në fshatin Maknor, në periferi të Tiranës.
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia, ngjarja ka ndodhur më 27 qershor 2025, rreth orës 21:00. Rulotat e djegura ishin në pronësi të shtetasit A.T., 42 vjeç. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.