TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë periudhës janar-maj 2025, të ardhurat neto nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) arritën në 30.5 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 31.5% ose 7.3 miliardë lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas raportit zyrtar të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga TVSH kanë tejkaluar planin e parashikuar me 3.1 miliardë lekë, ose 11.5%. Kjo rritje interpretohet si një tregues pozitiv i përmirësimit të administrimit fiskal dhe ecurisë ekonomike.
Në të njëjtën kohë, rimbursimet e TVSH-së për këtë periudhë janë kryer në masën 6.8 miliardë lekë, në përputhje me planifikimin vjetor.