TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një banesë në qytetin bregdetar të Shëngjinit, në qarkun e Lezhës, u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të shtune, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Zjarri ka shkatërruar plotësisht orenditë shtëpiake të familjes së Qemal Gurit. Për fat të mirë, në momentin e rënies së flakëve asnjë prej anëtarëve të familjes nuk ndodhej në banesë, çka shmangu pasojat në njerëz.
Një e afërme e familjes, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje, tha për mediat se dyshohet që shkaku i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Ajo u bëri thirrje institucioneve shtetërore për ndihmë, duke theksuar se familja ka humbur gjithçka.
Autoritetet vendore dhe shërbimi zjarrfikës ndërhynë për neutralizimin e flakëve, ndërsa pritet ekspertiza zyrtare për përcaktimin e saktë të shkaqeve të zjarrit.