TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një incident mes policisë dhe një drejtues mjeti ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Lezhë–Milot, ku një i ri ka refuzuar t’u bindet urdhrave të efektivëve të Policisë së Shtetit.
Sipas burimeve paraprake, pas mosbindjes së të riut për të ndaluar automjetin, forcat e rendit kanë qëlluar me armë në drejtim të automjetit për ta ndaluar.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
I riu është ndaluar më pas nga policia dhe është shoqëruar për në komisariat, ndërkohë që po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar motivet e sjelljes së tij.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar për incidentin, ndërsa hetimet paraprake janë në vijim.