TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një fundjavë ndryshe për dhjetëra turistë izraelitë që prej disa javësh kanë mbetur në Shqipëri për shkak të luftës në vendin e tyre.
Kësaj here ata udhëtuan drejt brigjeve të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit, falas nga një nismë solidariteti e mikpritjeje shqiptare.
“Jemi në Sazan dhe Karaburun me një grup të madh turistësh nga Izraeli. Organizuam një festë shumë të bukur për ta këtu këtë fundjavë për t’u përcjellë një nga vlerat më të çmuara që kemi si shqiptarë, mikpritjen. Ne përcjellim te ata zërin e paqes, dritën e shpresës për një botë sa më të qetë dhe të bashkuar”, tha Sonila Kosta.
Mes turistëve ishte edhe Assaf Binder, sipërmarrës izraelit që prej 18 vitesh jeton e punon në Shqipëri.
“Jemi në Karaburun, ku kam punuar për më shumë se një dekadë. Sot kthehem sërish këtu me një grup turistësh nga Izraeli që për shkak të luftës mbetën në Shqipëri. Ishte një ditë e mrekullueshme për të gjithë. Janë të gjithë të kënaqur dhe presim që ky sezon turistik të sjellë një fluks të jashtëzakonshëm turistësh nga Izraeli”, pohoi Assaf Binder.
Vizita e në ishull u shty edhe nga kurioziteti se në Sazan do ndërtohet projekti i Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner. Një udhëtim i shndërruar në mesazh shprese ku Shqipëria jo vetëm që mirëpriti, por tregoi se në kohë pasigurie, paqja, solidariteti dhe mikpritja janë pasuritë më të mëdha që një vend mund të ofrojë.