AKTUALITET, 19 Prill 2025, 17:39

Pashkët 'rëndojnë' trafikun në autostradën Tiranë-Elbasan, krijohet varg i madh makinash

Pashkët 'rëndojnë' trafikun në autostradën

Në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan është shënuar pasditen e sotme ngarkesë në trafikun e automjeteve.

Trafiku është rënduar nga shtimi i udhëtarëve që shkojnë drejt destinacioneve të ndryshme për të festuar Pashkët.

Mësohet se është krijuar vargu i gjatë i automjeteve. Policia ka shtuar efektiv për të menaxhuar situatën e trafikut të rënduar.