TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, në Bulqizë. Rreth orës 12:30 të datës 19 prill 2025, një masiv gurësh është shembur brenda në galeri, duke i marrë jetën një punonjësi.
Viktima është identifikuar si shtetasi A.C., 48 vjeç, banues në Krastë. Ai ka mbetur i bllokuar nën gurët, duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.