AKTUALITET, 19 Prill 2025, 13:17

Berisha iu premton dibranëve: Skavica kurrë nuk do ndërtohet, Shqipëria madhështore do të jetë vendi i prodhimit, shpresës dhe besimit

Berisha iu premton dibranëve: Skavica kurrë nuk do ndërtohet,

Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte sot në Dibër ku prezantoi programin dhe kandidatët për deputet në këtë qark.

Berisha theksoi se në krye të qeverisë ai nuk do lejojë ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës në Dibër.

Më tej shtoi se Shqipëria madhështore do jetë ajo e prodhimit, e shpresës dhe besimit.

"Shqipëria madhështore është Shqipëria e prodhimit. E shpresës dhe besimit, kur nga diaspora të kthehen qindra që u larguan. Biznesi do t’ia ulim barrën fiskale. Vetëm me uljen e tatim fitimit, rrogat rriten me 13%, sepse taksa është 23%. TVSH do zbresë në 15%. Dibrës i premtoj, komplementimin e plotë të infrastrukturës së saj. Dibra dhe Mati do kenë infrastrukturën më moderne. Skavica kurrë nuk do ndërtohet. Jo", deklaroi Berisha.