TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë pranë godinës së Bashkisë në Durrës. Një automjet tip “Hyundai”, i drejtuar nga shtetasi me inicialet S.H., ka përplasur një motomjet skuter elektrik ku ndodheshin dy të mitur.
Në drejtimin e skuterit ishte një 13-vjeçar me inicialet E.I., i cili udhëtonte së bashku me një bashkëmoshatar. Të miturit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.