AKTUALITET, 19 Prill 2025, 15:19

Urdhërarresti i SPAK/ Agjentët e BKH-së shkuan ta prangosin, shefi i Rrugores në Tiranë tentoi të arratisej duke ikur me vrap! U ndalua nga agjentët e...

Urdhërarresti i SPAK/ Agjentët e BKH-së shkuan ta prangosin,

Detaje të reja dalin nga operacioni për vendosjen në pranga të shefit të qarkullimit rrugor në Tiranë, Roven Zeka.

Sipas gazetares Klodiana Lala, kanë qenë punonjësit e AMP-së dhe BKH-së që kanë shkuar të ekzekutojne urdhërarrestin e SPAK për shefin e qarkullimit rrugor Tiranë.

Por, sipas burimeve Roven Zeka nuk ka pranuar dhe ka tentuar të ikë me vrap, por është ndaluar nga agjentet e AMP-së.

Gjithashtu SPAK ka lëshuar urdhërarrest për shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, si edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.

Zyrtarët e poicisë akuzohen për korrupsion pasi ka dyshime se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.