TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ky është momenti kur turistët, e dyshuar turq marrin para me makinë rojen e një parkingu privat në Krujë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Kalasë së Krujës, ku një çift turistësh turq kanë përplasur dhe tërhequr zvarrë me makinën e tyre një roje parkimi, pasi tentuan të largoheshin pa paguar tarifën për shërbimin.
Sipas informacioneve nga policia, roja Bujar Dedja u përpoq të ndalonte mjetin duke u kapur mbi kofanon e makinës, por drejtuesi nuk ndaloi dhe e tërhoqi atë për disa metra. Si pasojë, roja ka rënë në tokë dhe ka pësuar dëmtime të rënda në kokë.
Ai u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për kujdes mjekësor të specializuar. Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar dy turistët të përfshirë në incident.
Ngjarja është në hetim dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.