TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të shtunë në Vlorë, ku një punëtor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti gjatë punës.
Sipas raportimeve të gazetarit Enrik Mehmeti, viktima është identifikuar si Dorjan Frashëri, 39 vjeç, i cili ishte duke punuar në ambientet e terminalit të aeroportit kur ra nga një lartësi e konsiderueshme.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi shkaqet e rënies apo kushtet e sigurisë në vendin e punës.