AKTUALITET, 19 Prill 2025, 15:50

Rama nga Kolonja: Zgjedhja është e qartë "O me Shqipërinë në BE, o me bufin në gropë”. Ju lutem vajzave dhe grave të... 

Rama nga Kolonja: Zgjedhja është e qartë "O me

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Kolonjës, ku theksoi rëndësinë e mbështetjes së tyre në zgjedhjet e 11 majit. Ai i bëri thirrje grave që të mobilizohen dhe të japin kontributin e tyre për të çuar përpara rrugën drejt integrimit europian.

Rama vlerësoi rolin e grave në proceset politike dhe sociale, duke theksuar se mbështetja e tyre ka qenë vendimtare për progresin e Shqipërisë. Sipas tij, pavarësisht hezitimit për ta pranuar, burrat e dinë se gjykimi i grave ka peshë të veçantë.

“Ju lutem vajzave dhe grave të Kolonjës të bëjnë çmos që mbështetja e tyre të jetë më e madhja. Ne kemi çliruar fuqinë e tyre, u kemi dhënë përfaqësim dhe përgjegjësi,” u shpreh Rama.
Duke përdorur një gjuhë ironike ndaj opozitës, ai shtoi:

“Me këto shifra na mjafton vetëm gjysma e burrave. Gjysma tjetër është çyryk. Zgjedhja është e qartë: o me Shqipërinë në BE, o me bufin e kënetës prapë në gropë. Në gropë le të rrijë bufi, Shqipëria më kurrën e kurrës.”