TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj vizitës së kryeministrit Edi Rama në Dibër, duke e cilësuar atë si një "fyerje kolektive" ndaj banorëve të zonës.
Gjatë një takimi me qytetarët, Berisha tha se Rama kishte folur me "gjuhën e pushtuesit dhe kopukut", duke nënvlerësuar vlerat dhe burrërinë e dibranëve. Ai theksoi se reagimi më i denjë ndaj fjalorit të Ramës erdhi nga një qytetare në sallë, e cila, sipas tij, i tregoi kryeministrit se “burrat shqiptarë janë të mrekullueshëm”.
“Burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës. Mjerë kush i sulmon,” deklaroi Berisha, duke shtuar se Rama nuk dha asnjë përgjigje për çështje të rëndësishme si vonesat në përfundimin e Rrugës së Kombit, mungesa e transparencës për fondet e djegësit të Tiranës apo shpenzimet e luksit në kryeministri.
“Edi Rama nuk foli për asgjë nga këto. Nuk tha si u zhdukën 130 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston, as për 5 milionë euro për kopshtin e Edenit, as për 28 mijë euro një biletë sportive, e as për avionët me 21 milionë euro. Por në Dibër, do ta marrë përgjigjen,” shtoi Berisha.
Ai përfundoi fjalën e tij me një thirrje entuziaste për bashkim dhe fitore, duke theksuar vlerat patriotike të dibranëve dhe rolin e tyre historik në mbrojtje të Shqipërisë.