AKTUALITET, 19 Prill 2025, 12:56

Lëvizte me makinë me armë të ftohta, vihet në pranga 31-vjeçari (Emri)

Lëvizte me makinë me armë të ftohta, vihet në pranga

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, ndaluan në rrugën Berat-Dimal, automjetin me drejtues shtetasin Mariglen Resulaj, 31 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, Berat.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në bagazhin e automjetit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë të ftohta (thika).

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit M. R, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Lëvizte me makinë me armë të ftohta, vihet në pranga