AKTUALITET, 9 October 2026, 15:29

Emri/ Kryeministri Rama: Javën e ardhshme do të krijojmë Ministrinë e Administratës publike. Ja kush do të jetë ministri!

Emri/ Kryeministri Rama: Javën e ardhshme do të krijojmë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike, e cila do të drejtohet nga ministrja Adea Pirdeni.

“Do të krijojmë javën e ardhshme Ministrinë e Administratës Publike, pikërisht se tanimë tema e administratës publike është një temë shumë qendore e punës së qeverisë dhe e shtetbërjes së mëtejshme europiane të Shqipërisë.

Është nevoja që përmes kësaj ministrie që e kanë shumë vende të tjera europiane, ne të zgjerojmë gamën e detyrave, punëve e ambicieve për të ngritur më lart shtetin europian të shqiptarëve.

Nuk diskutohet që Ministrinë e Administratës Publike mund ta drejtojë dhe ta çojë përpara vetëm ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni”, tha mes të tjerash Rama.